Ambasadorja e Kinës në Beograd, mendon se marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të kërkohet brenda rezolutës së OKB-së 1244.
Ajo në një tekst autorial për gazetën serbe “Politika”, ka thënë se Kina mbështet Serbinë si dhe respekton siç ka thënë ajo “sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi”.
“Kina gjithnjë ka vlerësuar se ideja më e mirë për zgjidhjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi është që ajo të bazohet në rezolutën 1244 dhe të pranohet nga të dy palët”, ka shkruar ajo, përcjell “KosovoOnline” të hënën.
Ajo i ka shprehur Serbisë gjithë mbështetjen e shtetit që përfaqëson. Sipas saj, “Kina mbështet interesat legjitime të Serbisë në Kosovë”.