Në spitalet e Kosovës 41 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në klinikat në kuadër të QKUK-së dhe në shtatë spitalet rajonale po trajtohen në total 628 pacientë të dyshuar me COVID-19, prej tyre 440 të konfirmuar si të infektuar.

Nga pacientët 41 janë në gjendje të rëndë, prej tyre 14 në respiratorë e 27 me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 419 pacientë.