Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka demantuar deputetin e Vetëvendosjes, Fitim Uka se Kosova është vendi i parë në botë me numrin më të madh të vdekjeve.
Deputeti i Vetëvendosjes duke treguar një raport, ka deklaruar se Kosova rradhitet si vendi i parë për nga numri i vdekjeve dhe i dyti për 1 milionë banorë.
“Në bazë të CDC’së ne jemi vendi i parë për nga numri i vdekjeve, një raport tjetër e nxjerrë si vendin e dytë në botë për 1 milionë banorë”, tha Uka
Ramdani tha se nuk qëndron në asnjë institucion prestigjioz ndërkombëtar se Kosova ka vdekshmërinë më të lartë.
Ai tha se vdekshmëria në Kosovë është më e vogël dy herë deri në katër me vendet si SHBA, Spanja, Britania, Italia, Franca, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.
“Vdekshmëria në Kosovë është më e vogël dy herë deri në katër herë më e vogël se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja, Britania, Italia, Franca, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut, të gjitha këto të dhëna janë të dhëna të institucioneve prestigjioze, prandaj nuk po e zbulojmë ujin e nxehtë dhe mos bëni krahasime se janë shumë specifike”, tha Ramadani
Kujtojmë se ky lajm i rrejshëm se Kosova ka vdekshmërinë më të lartë në Kosovë u publikua nga disa portale të rrejshme në Kosovë, ku më pas edhe deputetë të Vetëvendosjes dhe analistë pro VV’së e shpërndan lajmin si të tillë.