Për vitin 2019, e ardhura për frymë e Shqipërisë vlerësohet 5,353 dollarë në vlerë korrente, me një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Investimeve, gjatë 2019-s e ardhura për frymë llogaritet 5, 353 nga 5,284 dollarë që shënoi në 2018-n.
Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, në mijë lekë ka një rritje prej 27.2% nga 2013 në 2019-n.
Në se në vitin 2013 PBB për frymë ka qenë 497.3 mijë lekë, sot në vitin 2019 është 593.4 mijë lekë.
Përballimi i dy emergjencave civile të njëpasnjëshme, tërmeti i nëntorit të 2019-s dhe pandemia COVID-19, kanë ulur ndjeshëm parashikimet e rritjes ekonomike të Shqipërisë përgjatë vitit 2020 por edhe në 2 vitet në vijim
Por, qeveria ka deklaruar se në shtator do të prezantojë planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale që synon një injektim shumë të fortë në ekonomi dhe një nxitje të punësimit/ATSH.