Nga fondi i diasporës Qeveria ka marrë vendim që të ndahen mbi 360 mijë euro për blerjen e aparaturave mjekësore.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se në këtë fond janë grumbulluar mbi 716 mijë euro, por që në këtë fazë është vendosur që shfrytëzohen mbi 360 mijë euro.
“Në Fondin për ndihmë që jep diaspora,deri tash janë grumbulluar mbi 716 mijë euro”, tha Krasniqi.
“Për blerjen e aparaturave të caktuara do të shfrytëzohen mbi 36 mijë euro që do të ndahen në këtë periudhë”, tha tutje ai.