Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë licencuar edhe dy laboratorë privatë për testime PCR për Sars COV2.
Një nga laboratorët është në Prishtinë e një në Lipjan. Madje laboratori “UBT” në Lipjan ishte licencuar qysh në fillim, por pas inspektimit i ishte tërhequr licenca. Por MSH-ja ka vendosur ta licencojë sërish.
Deri më tash testime PCR kishte të drejtë të bënte vetëm laboratori “Medical & Laboratory Services” në Ulpianë. Por qytetarët kanë pasur ankesa se për testime PCR në këtë laborator po kërkohen 200 euro. MSH-ja dhe laboratori në fjalë thanë se 200 euro kushton testi i shpejt, që jep rezultatin për një orë. Ndërsa Real Time PCR kushon 65 euro dhe jep rezultatin brenda 48 orëve.
Po ashtu MSH-ja ka licencuar edhe tre laboratorë tjerë për teste serologjike, një në Prizren, një në Prishtinë e një në Suharekë.