Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përsëritur se mbajtja e maskave do të vazhdojë të jetë obligative.
“Nëse je vetëm në veturë nuk ke nevojë ta bartësh maskën. Çdo person i dytë pavarësisht kush është me ju, duhet ta keni maskën”, tha Zemaj.
Zemaj në një konferencë ka paralajmëruar se nëse nuk respektohen këto masa, do të ketë dënime.
I pari i Shëndetësisë e ka quajtur lajm të mirë ardhjen e ekipit të ekspertëve nga Gjermania, për të cilët tha se po punojnë bashkë.
“Lajmi më mirë është se instituti Robert Koch ka futur edhe njohjen e testit të IKSHPK-së”, tha ai.