Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venecias, mediat italiane vënë alarmin

Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias. O për interes të tyre, o për llogari të të tjerëve o për të pastruar paratë e pista , ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.

Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o ricklim ndërkombëtar parash.

Alarmi është përcjellë për mediat italiane nga Federata e sipërmarrësve venecianë e presidenti i saj Roberto Magliocco i cili shprehet se “çdo ditë në Venecia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre.”

Reklama e sponzorizuar

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale. fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me kroçera, qeratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj. kanë çuar në vështirësi ekonomike mjaft sipërmarrës venecianë.

Pas muaj e muaj mbyllje të detyrurar të aktivitetit, mjaft prej tyre kanë vënë në shitje bizneset e tyre apo janë kontaktuar kryesisht nga shqiptarë që ofrohen si blerës të mundshëm duke ofruar cmime mjaft të lira. Gjatë muajve të fundit në qendrën historike të qytetit është shtuar numri i restoranteve e hoteleve në shitje.

Për restorantet zona më në vështirësi është lagja Marciana, ndërsa për hotelet fenomeni është përhapur në të gjithë territorin e Venecias duke përfshirë dhe hotelet me 5 yje.

Për median lokale “Il Gazzetino”, kryetari i Fenderatës së sipërmarrësve venecianë, Roberto Magliocco thotë se “as mos mendoni se blerësit që janë oforuar për janë kinezë o rusë. Por janë shqiptarë e sidomos kërkojmë të blejnë në sektorin e hotelerisë.

Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, o në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt qshtë që mbi këtë turbullësirë po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar.”

Në verifikimet e bëra nga RTV Ora , numri i shqiptarëve që jetojnë në komunën e Venecias, nuk është aq i lartë sa në territoret e tjera italiane.

Në Venecia jetojnë rreth 1700 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja e duke përbërë 4.3 % të shifrës totale të emigrantëve në këtë qytet.

Ndërsa sipërmarrës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë e rumunë. E komuna San Donà di Piave ka numrin më të lartë të sipërmarrësve shqiptarë në territorin venecianë.

Kryesisht shqiptarë kanë biznese në sektorin e ndëritmit dhe pse vitet e fundit ishte shtuar investimi i tyre në menaxhimin o blerjen e restoranteve./Oranews