Të ardhurat për kokë banori të Kosovës (PBB-ja) mbetet më e ulta në rajon, thuhet në raportin e progresit për Kosovën për vitin 2020.
Me 3,959 euro të ardhura për kokë banori, Kosova përveç e fundit në rajon, është edhe shumë larg mesatares se vendeve të BE-së, apo vetëm vetëm 26.5 për qind e mesatares së BE-së.
“Rritja e pagave publike së bashku me dërgesat e konsiderueshme kontribuojnë në paga të larta rezervë dhe minojnë zhvillimi i sektorit privat, i cili tashmë po vuan nga konkurrenca e dobët në një kontekst ndërkombëtar. Pabarazitë mbeten të përhapura për shkak të një sektori të madh informal dhe shkallës së lartë të aktivitetit, veçanërisht në mesin e grave”, thuhet në raportin e progresit.