Vetëm 10 euro nga Trusti do të mund t’i tërheqin 104 mijë qytetarë, kjo nëse Pako e Rimëkëmbjes, merr votat e deputetëve në lexim të dytë dhe ligji dekretohet nga presidenti i vendit. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi.
Ai ka thënë se që nga themelimi i këtij institucioni, bilanci i llogarive mbetet i ulët, teksa thotë se bilanci mesatar në Trust është pesë mijë euro.
“Për shkak të historikut që ende është i shkurtër prej që është themeluar në vitin 2001, kemi ende një bilanc mesatar të llogarive që është i ulët, e që është pesë mijë euro bilanci mesatar në institucion. I kemi nxjerrë disa llogari duke filluar nga 100 euro, ku bëjnë pjesë rreth 104 mijë kontribuues ose 13 për qind e totalit”.
“Nga 100 deri në 1 000 euro me bilanc janë rreth 213 mijë kontribuues ose 33 për qind e gjithë kontribuuesve. 49 për qind i krejt kontribuuesve që kanë më pak se 1 000 euro, që i bie se do të marrin 100 euro nga kjo tërheqje”, tha Demi për EO.
E procesi i aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit do të bëhet online, për ta evituar fluksin e madh të qytetarëve.
“Për shkak të pandemisë por edhe fluksit të madh që pritet të ketë për të aplikuar sipas rasteve që i kemi pasur më herët kur ka pasur deklarime që procesi do të jetë i shpejtë kemi pasur fluks të madh të kontribuuesve që na kanë vizituar, por duke pasur parasysh situatën që e kemi, mundësia pritet që tu jepet kontribuuesve që tu jepet që të aplikojnë përmes internetit. Nuk do të kenë nevojë që fizikisht të vijnë për të aplikuar në zyrat e Trustit”, tha Demi.
Kuvendi të hënën ka votuat me 64 vota pas gjashtë dështimesh, arrit që ta votojë Pakon që mundëson edhe tërheqjen e mjeteve nga Trusti.