Në muajin shtator 2020, eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian (BE) arritën në 15,3 milionë euro, ose rreth 36.8 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.2 për qind.
Prodhuesit kosovarë më së shumti eksportojnë produkte në Gjermani.“Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (13.3%), Britania e Madhe (3.7%), Holanda (3.3%), etj”, thuhet në raportin “Tregtia e Jashtme” të Agjencisë së Statistikave për muajin shtator.
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BEsë ishin rreth 119,5 milionë euro, ose 41.6 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 16.0 për qind. Gjermania zë vendin e parë edhe në importet e Kosovës.
Kështu importet me pjesëmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (13.3%), Italia(5.0%), Polonia (3.2%),Greqia (2.6%), etj. /Buletini Ekonomik/