Vëllai i Presidentit Thaçi privatizoi 30 hektarë tokë në Shtërpcë (DOKUMENT)

Fotografi ilustruese

Idriz Thaçi, vëllai i presidentit Thaçi, është drejtor i Kompanisë “Geo Mineral”, e cila kishte privatizuar mbi 30 hektarë tokë në Vërbeshticë të Komunës së Shtërpcës.

Idriz Thaçit privatizimi i kësaj toke në fshatin Vërbeshticë të Komunës së Shtërpcës, i kushtoi rreth 85 mijë euro.

Ai fillimisht i kishte privatizuar 164,103.00 m2, në vlerë prej 45 mijë e 825 euro. Më pastaj, kompania e Idriz Thaçit privatizoi edhe 142,546.00 m2, që i kushtoi 38 mijë e 580 euro.

Reklama e sponzorizuar

Toka e privatizuar nga ana e “Geo Mineral” është tokë bujqësore dhe nuk dihet për çka është përdorur. /Blic/