Ekonomistët vlerësojnë se Fondi e Kursimeve Pensionale të Kosovës është menaxhuar mirë.
Brenda saj mban goxha para.
Madje gjatë pandemisë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës u bë një shpresë per qyetetarët se mund të marrin 10% nga kursimet e tyre.
Edhe pse pandemia ka ndikuar në rënien e të hyrave për shumë institucione, Trusti ka menaxhuar mirë këtë gjendje.
Madje ky institucion është më i qëndrueshëm në aspektin financiar, se sa vitin e kaluar.
Demi thotë se nuk janë në gjendjen që kanë planifikuar, por janë të kënaqur me nivelin që janë.https://video.gjirafa.com/embed/trusti-pesoi-renie-megjithate-mbyll-vitin-me-fitme?autoplay=true&am=true
Se trusti është mënaxhuar mirë e thonë edhe njohësit e çështjeve ekonomike.
Ymer Havolli thotë se rënia në trust ishte e vogël krahasuar me rënien e ekonomisë botërore.
Havolli përmend edhe dy faktorët të cilët mund të ndikojnë në lëvizjet financiare në trust.
Gjatë pandemisë Ministria e Financave ka marrë vendim se qytetarët mund të marrin 10% të trustit. Ky vendim pritet të votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.