Mbi 1030 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1036 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid.

Sipas statistikave të prezantuara nga Policia e Kosovës, 47 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit. Prej tyre 18 me lëndime trupore dhe 29 me dëme materiale. Ndërkaq në komunikacion janë shqiptuar 1029 gjoba.

Reklama e sponzorizuar

Policia ka arrestuar 23 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.