IKSHPK me apel të ri për qytetarët

Ajri i ndotur në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Prishtinës që të qëndrojnë në shtëpi, pasi ajri sot nuk është i shëndetshëm dhe kjo paraqet problem sidomos për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike. 

Problemet me ajrin e ndotur fillojnë të shfaqen në sezonin e dimrit, ndërsa pasojat nga kjo i ndjejnë më së shumti qytetarët që kanë sëmundje kronike.

Ndryshe, në Kosovë, rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit, apo 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Reklama e sponzorizuar

Kështu thuhej në raportin “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë“, të prezantuar nga Banka Botërore, në fillim të këtij viti.Lexo po ashtu:Raporti i Bankës Botërore: Rreth 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë për shkak të ajrit të ndotur

“Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet në raport. 

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3243340145793967