14 të vdekur e 807 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 vdekje si pasojë e COVID-19 si dhe 807 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.816 mostrave në gjithë vendin.

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 32.022, kurse i të vdekurve në 874.

Reklama e sponzorizuar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 677, kurse raste aktive janë 12.124