Politikani gjerman Willy Wimmer thotë se Kosova si shtet ka qenë e planifikuar që nga fundi i viteve të 80-ta dhe se qëllimi i saj është vetëm që ajo të jetë “aeroplan bartëse amerikane në Tokë”, transmeton, Koha.net.
Sipas asaj që përcjell gazeta e Beogradit “Veçernje novosti”, Wimmer, që nga viti 2000 kishte thënë se Kosova “i nevojitet Amerikës që ta dominojë Ballkanin”.
Gazeta përcjell fjalët e tij se “koalicioni i luftës në Washington zhvillon luftë konstante kundër presidentit Donald Trump sepse dëshiron vazhdimin e luftërave e shënjestër kryesore e ka Evropën”.
Ky ish – deputet gjerman,ish – sekretar shtetëror dhe ish – nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së citohet të ketë thënë “se oferta eventuale Serbisë që të hyjë në Evropë nëse e njeh Kosovën, është vazhdim i luftës kudër Serbisë” .
Wimmer gjoja ka përsëritur se lufta kundër ish- Jugosllavisë ka qenë ilegale dhe se për zgjidhjen konfliktit duhet insistuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ë OKB-së nga viti 1999”.