Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Postës bëhet u.d. i zëvendëskryeshefit ekzekutiv

Bordi i Përkoshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka caktuar kreun e Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hotin, në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, me ç’rast edhe ka hyrë në fuqi, mëson KOHA.

“Për caktimin e z. Etrit Hoti në pozitën e U.D Zv. Kryeshefit Ekzekutiv në Posta e Kosovës Sh.A. deri në plotësimin e procedurave ligjore të rekrutimit dhe përzgjedhjen sipas konklursit publik apo intern, për pozitën në fjalë”, thuhet në pikën e parë të këtij vendimi.

Reklama e sponzorizuar

Tutje thuhet se në rast të lirimit nga detyra apo mospërzgjedhja e tij sipas pikës 1, në bazë të procedurave ligjore të rekrutimit dhe përzgjedhjes në konkurs intern apo publik, i njëjti do të kthehet në pozitën e mëparshme.

Image