Shtetet që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit dhe u kërkon test negativ

Shtetasit e 27 vendeve evropiane nuk mund të hyjnë në Kosovë, pa e poseduar një test PCR-Negativ, jo më të vjetër se 72 orë. Nëse nuk e posedojnë një test të tillë, atëherë duhet të vetizolohen, meqenëse shtetet prej nga vijnë konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit.

Mërgimtarë të shumtë kanë planifikuar që festat e fundvitit t’i kalojnë në Kosovë me familjarët e tyre. Por, shkaku i pandemisë COVID-19, atyre u janë vënë disa kushte për të hyrë në vend, varësisht se prej cilit shtet vijnë.

Reklama e sponzorizuar

Nëse vijnë prej shteteve të cilat konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit nga Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve, atëherë duhet të kenë një test PCR-Negativ për të hyrë në vend.

Por, cilat janë shtetet që i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit?

Pjesë e listës janë: Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Gjermania, Polonia, Holanda, Belgjika, Çekia, Rumania, Portugalia, Suedia, Austria, Hungaria, Bullgaria, Kroacia, Sllovakia, Greqia, Danmarka, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu, Latvia, Estonia, Malta, Qiproja dhe Lihtenshtajni.

Ndërkohë, testi nuk iu kërkohet shtetasve të Irlandës, Finlandës, Islandës dhe Norvegjisë.