Punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë me grevën- Azemi: Në Pejë u penguan nga drejtoresha e Spitalit

Punëtorët sektorit privat që punojnë në institucionet shëndetësore kanë vendosur që vazhdojnë grevën e tyre, të nisur më 14 dhjetor. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferencë për medie.

Ai ka paralajmëruar se pas të mërkurës do të ndryshojnë veprimet e tyre.

“Vendosëm që grevën ta vazhdojmë me të njëjtin intensitet. Kjo protestë do të vazhdojë deri të mërkurën, pas të mërkurës do të ndryshojmë veprimet tona dhe do të lajmërojmë Policinë e Kosovë. Ne do ta rrethojmë MSH-në, nëse edhe ky variant çdo të ketë sukses të gjitha spitalet, ambullanta nga tre punëtorë do të hyjmë në grevë urie.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se në Pejë, punëtorët janë penguar nga drejtoresha e Spitalit të mbajnë grevën, raporton EO.

“Gjatë javës që lëmë pas në Pejë drejtoresha e Spitalit nuk i ka lënë brenda të mbajnë grevën punëtoret teknik. Nëse nuk i merr inspektorati i punës veprimet e veta ne duhet të veprojmë. Punëtori është i paprekshëm”, tha ai.