Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë është duke planifikuar që të blejë material laboratorik për teste për COVID-19 me çmim rreth 190% më shtrenjtë në krahasim me kontratën e dhënë në tetor 2020.
“Më 8 dhjetor MSH ka shpallur tenderin për “Furnizim me material laboratorik për testim për SARS-COV-2” me vlerë të parashikuar mbi 5 milion Euro. Përmes këtij tenderi parashikohen të blihen 39 materiale laboratorike. Çmimet që MSH-ja i ka parashikuar për pesë nga këto 39 materiale janë 116,000 euro apo rreth 190% më të larta se çmimet me të cilat këto materiale ishin blerë vetëm dy muaj më herët, përmes kontratës së publikuar më 1 tetor 2020”, është thënë nga KDI.
KDI ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të rishikoj këto çmime pasi që ende nuk janë hapur ofertat.