Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, e ka quajtur vitin 2019 vit kthese për zhvillimin e infrastrukturës në këtë vend fqinj të Kosovës, raporton B92.
Ajo ka paralajmëruar fillimin e një cikli investimesh, që kapin vlerën pesë miliardë euro. Ato, sipas saj, “do të investohen për ndërtimin e autostradave, korridoreve të reja që do të ndërlidhin Serbinë me rajonin, pastaj në hekurudha, komunikacion ujor dhe komunikacion ajror”.
“Ndër autostradat e reja, sivjet nis ndërtimi i “Autostradës së Paqes” nga Nishi deri në Merdar (kufiri me Kosovën – sqarim ynë), që i siguron Serbisë daljen në portet e Shqipërisë”, është shprehur Mihajlloviq, transmeton Koha.net, dhe ka shtuar “”Duhet të lihet pas shpinës e kaluara dhe të ecim më shpejt nga ardhmëria”, transmeton Koha.net.