Zemaj: Vaksina anti-Covid vjen në shkurt, s’ka lirim të masave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sërish ka insistuar se vaksina anti-COVID do të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.

Zemaj ka thënë se janë duke punuar në sigurimin e kësaj vaksine. Ai ka folur edhe për tubimet e partive politike, moszbatimin e masave. Ka thënë se të gjithë duhet respektuar masat.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat”, ka thënë Zemaj, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se nuk do të ketë lirim të masave që mund të ndikonin në përkeqësim të situatës me pandeminë.