Ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell ka thënë se Kosova ka shënuar kthim mbrapa në procesin e rekrutimit për pozita të larta drejtuese nëpër institucione publike.
O’Connell në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese ka thënë se shembull konkret është emërimi i drejtorit të Agjencisë për verifikim dhe krahasim të pronës, raporton KTV.
“Vitin e kaluar pata thënë se projekti po shkon më mirë, por për fat të keq sivjet s’mund të them njëjtë, kemi kthim mbrapa, procesi i rekrutimit vazhdon të jetë por kemi raportime shqetësuese për interferim në proces”, ka deklaruar O’Connell.
Se situata në këtë drejtim nuk është e mirë e kanë pranuar kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Veseli është shprehur se duhet ndaluar praktika e punësimit të njerëzve të afërt me politikën.
Derisa kryeministri Haradinaj ka thënë se Ambasada Britanike ka ndihmuar në parandalimin e nepotizmit por sipas tij ka lëshime dhe dëme që duhet ballafaquar dhe trajtuar në mënyrë që kjo të parandalohet.