10 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, 340 të infektuar

10 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa 340 kanë rezultuar pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë kryer 2.715 testime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Reklama e sponzorizuar