Sa fitojnë njerëzit ndryshon shumë nga një aktivitet ekonomik në një tjetër. Sipas të dhënave të Eurostat, informacioni dhe komunikimi është sektori me më shumë të ardhura në Bashkimin Europian.
Studimi i përket vitit 2018 dhe konkretisht, ky sektor është sektori më i paguar në 12 nga 27 vendet e BE- së.
Nga ana tjetër, fitimet mesatare bruto mujore rezultuan të larta edhe për aktivitetet financiare dhe të sigurimeve. Në katër shtete, ky sektor ishte më i mirë-paguari. Përkatësisht, bëhet fjalë për në Francë, Hungari, Maltë dhe Suedi.
Referuar Eurostat, një sektor tjetër me fitime të larta ishte “Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim të ajrit”, që ishte industria më e paguar në gjashtë shtete anëtare.
“Arsimi” ishte aktiviteti më i paguar ekonomik në Luksemburg dhe i dyti më i mirë në Qipro në 2018. Ndërkaq, “Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i sektorit të automjeteve dhe motoçikletave” ishte mesatarisht më i paguari në Greqi, ai renditej midis industrive me të ardhura të ulëta në shumicën e Shteteve të tjera Anëtare.