Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka reshtur së humburi pikë këtë të enjte duke u blerë sot sikurse edhe ditën e mërkurë me 142 lekë dhe duke u shitur me 143 lekë.
Dolalri amerikan ka regjistruar një rritje prej 0.2 pikë nga dita e djeshme teksa blihet këtë mëngjes me 103.8 lekë dhe shitet me 104.7 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është forcuar këtë të enjte duke fituar 0.2 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 110.8 lekë dhe duke u shitur me 111.8 lekë.