Me një grumbull qindarkash paguhet punëtori pasi la punën

Një burrë nga Georgia ka thënë se ish-punëdhënësi i tij i ka pasur borxh 915 dollarë, pasi kishte lënë punën në nëntor.

Andreas Flaten është befasuar kur ka parë se paga e fundit e tij i kishte arritur në adresë në formë qindarkash, saktësisht 90,000 qindarka. Në krye të grumbullit të tyre ishte një zarf me një mesazh ndërprerje pune.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo është gjë shumë fëmijërore”, ka thënë Flaten, transmeton AP.

Në mes të muajit mars, Flateni po dilte nga shtëpia e tij me të dashurën kur vërejti grumbullin me qindarka. Ai ka thënë se ato ishin të mbuluara me një lloj substance vaji.

Tani, rutina e tij gjatë natës është pastrimi i qindarkave ashtu që më pas të mund t’i kthejë në para në vlera të mëdha. Ai ka thënë se i merr rreth një orë e gjysmë që të pastrojë disa qindra prej tyre.