Një femër mendon 17 herë brenda vitit ta lërë punën

Vendimi për ta lënë punën është një vendim shumë i madh, e posaçërisht kur jeni duke konsideruar ta filloni një profesion krejtësisht të ri.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja zbulojnë se mesatarisht femrat e konsiderojnë pothuajse 20 herë brenda vitit lënien e punës.

Studimi, i cili është kryer nga ‘OnePoll’ në shtator të këtij viti, ka analizuar shumë aspekte të ndryshme të jetëve profesionale të grave.

Reklama e sponzorizuar

Ndonëse një femër mund të mendojë deri në 17 herë brenda vitit ta lë punën, faktikisht vetëm një numër i vogël i tyre marrin guximin për ta ndërruar karrierën.

Sipas studimit, 34% e grave britanike kanë vendosur të trajtohen për një karrierë krejtësisht të re në të kaluarën, ndërkaq për momentin një në pesë gra e mendojnë të njëjtën gjë.

Ekspertët thonë se karriera që e zgjedhim ka shumë ndikim në jetën tonë, prandaj është e rëndësishme ta zgjedhim karrierën e duhur.

Pavarësisht çfarë mund të thonë njerëzit, ju gjithmonë mund ta ndryshoni karrierën në jetën tuaj.