Tentimet që ta çlirojnë anijen gjigante transportuese që është bllokuar në Kanalin e Suezit kanë dështuar deri më tani, ka bërë të ditur kompania Bernhard Sult Shipmanagment (BSM), kurse e tërë kjo nënkupton se procesi mund të zgjasë për ditë të tëra – ndoshta edhe me javë.
Kompania e angazhuar për menaxhimin e anës teknike të anijeve, ka bërë të ditur se dy anije të veçanta që përdoren për operacionit e shpëtimit – do të mund të arrinin më 28 mars për të ndihmuar në çlirimin e anijes
Anija për transportimin e mallrave me kontejnerë “Ever Given” në mënyrë diagonale ka ngecur në Kanalin e Suezit, duke bllokuar rrugën “kyçe” ujore për transportimin global të mallrave rrugëve të ujit dhe që lidh Lindjen me Perëndimin.
Anija “Ever Given” që lundron nën flamurin e Panamasë dhe që bartë mallra mes Azisë dhe Evropës, është e gjatë 400 metra dhe 60 e gjerë. Ajo është bllokuar në kanalin e ngushtë artificial gjatë të martës.Por siç raporton BBC, ekzistojnë tri mënyra me të cilat do të mund të “nxirrej” anija – përmes anijeve jo të mëdha por me motorë tejet të fuqishëm që tërheqin anijet transportuese, duke gërmuar rërën dhe duke zvogëluar peshën në këtë anije.
Anijet e veçanta që bëjnë tërheqjen e atyre më të mëdhaAnija me gjatësi prej 400 metrave ka ngecur në pjesën e kanalit që është vetëm 200 metra e gjerë. Aktualisht rreth anijes gjigante gjenden pesë anije që bëjnë tërheqjen e atyre më të mëdha. Megjithatë në “lojë” pritet të futen edhe nëntë tjera.
Ato përdorin edhe kabllo të veçanta përmes të cilat tentojnë ta vënë në lëvizje anijen transportuese, por duke marrë parasysh se anija në të dy anët ka ngecur në rërë – një gjë e tillë është shumë e vështirë. Megjithatë aksioni po vazhdon.EkskavatorëtVëmendje të veçantë i është kushtuar edhe gërmimit, ekskavatorëve dhe tentimit që të gërmojnë dhe largojnë një sasi të madhe të rërës përreth anijes “Ever Given”.
E me këtë po udhëheq kompania holandeze “Boskalis”.Sipas ekspertit detar Sal Merkogliano, ekskavatorët përgjatë Suecas nuk janë diçka e pazakontë, pasi shpesh gërmojnë në kanal për të qenë më i përshtatshëm për lundrim. Në teren gjithmonë duhet të jetë një gërmues me përvojë, që mund të nxjerrë deri në 2.000 kub metër rërë për çdo orë. Megjithatë, siç thotë shefi i “Boskalisit”, Peter Berdovski, vetëm gërmimi nuk do ta zgjidh problemin.Kjo do të mund të zgjaste me javë, varësisht prej situatës, e me këtë nënkuptohet kombinimi i gërmimit, tërheqjes dhe zvogëlimit të peshës në anije.
Zvogëlimi i peshësEdhe një mundësi është që një pjesë e caktuar e mallrave, por edhe karburantit të hiqen nga “Ever Given” me qëllim që të mund sërish të lëviz. Vetëm heqja e derivatit nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, nëse nuk hiqet një pjesë e mallit të vënë nëpër kontejnerë. Kjo anije mund të bartë deri në 20.000 kontejnerë, kurse operacioni për largimin e tyre do të ishte shumë kompleks.Jo vetëm që në breg do të duhej të pozicionoheshin vinçat e kranet, por do të duhej t’i kushtohej kujdes që anija të mos përmbyset pas humbjes së baraspeshimit.
“Skenari më i keq është që anija të përmbysej për shkak të mos shpërndarjes së njëtrajtshme të peshës”, ka thënë Merkogliano.Kujtojmë që anija është në pronësi të kompanisë “Shoei Kisen KK”, ka bllokuar trafikun në kanal, duke bërë që qindra anije të presin në Mesdhe dhe Detin e Kuq.
Hunda e anijes prek pjesën lindore të murit të kanalit, derisa shpina pjesën perëndimore të murit. Kjo është hera e parë që diçka e tillë ndodh në historinë 150-vjeçare të kanalit, thonë ekspertët. Anija është bllokuar afro gjashtë kilometra në afërsi të hyrjes jugore të kanalit në afërsi të qytetit Sueca, në pjesën ku kanali ka trafikun njëdrejtimësh.“Evergreen”, është kompani e madhe tajvaneze e cila menaxhon anijen, ka bërë të ditur “Ever Given”, duke pranuar se erërat e forta e kanë lëvizur derisa hynte në kanal përmes Detit të Kuq, por që asnjë prej kontejnerëve të tij nuk ka përfunduar në det.
Edhe menaxhmenti i Kanalit të Suezit e ka “akuzuar” motin e ligë. Bllokada ka shkaktuar probleme më ekonominë globale. Përmes tij kalojnë rreth 10 për qind të mallrave nëpër botë.