Prodhimtaria e integruar bujqësore është sistem që merret me prodhimin e ushqimit me cilësi të lartë, duke i shfrytëzuar burimet natyrore dhe mekanizmmat tjerë rregullues. Kriteret e tilla kanë të bëjnë me zvoglimin e përdorimit të produkteve që bëjnë ndotjen e ambientit .
Çfarë duhet të bëni gjatë kësaj kohe?
- Duhet te siguroni mbulesë për bimët,
- Reduktuar dëmet nga rreshjet apo ndonjë rrjedhje të ujit
- Reduktuar erozionin
- Vendosni dhe mirëmbani sistemin e ujitjës pikë pikë
- Për ta reduktuar rrezikun nga rrjedhjet e ujit dhe
- Sëmundjet dhe barërat e këqija.
- Rekomandohet të zgjidhen vendet të cilat posedojnë një përbërje të tokës me cilësi të mirë, nuk preferohen ato vende ku ka pas shumë dëmtues dhe sëmundje.
- Në qoftëse në sezonin e kaluar ka pasur nematode në tokë, atëherë perdorni varietete rezistente, nematicide apo ndonjë kulturë alternative.
- Shqyrtoni shënimet mbi barërat e këqija dhe numrin e tyre në sezonin e kaluar. Vlerësoni nevojat për përdorim të herbicideve.
- Të kryhen analizat e dheut para mbjelljes për elementet kryesore (N,K,P) dhe mikro elemente. Bazuar në analizat e dheut rekomandohen të përdoren sasi të materieve ushqyese (plehrave) të nevojshme
- Kontrolloni fushën dhe tokat përreth për prezencë të minjëve dhe urithit
- Fuqishëm rekomandohet që të zbatohet qarkullimi bimor. Kjo realizohet me qëllim të evitimit të problemeve të ndryshme, sidomos patogjenëve (sëmundjeve & insekteve) që vijnë nga dheu.
- Zgjedh varietetet e domates, duke marre parasysh:
Praninë e bimëve amë parazitore
Probleme me praninë e patogjeneve
- Shmangni problemet me nematode duke:
- përdorur bimë të shëndetshme dhe pa infektime.
- bërë lëvrimin e tokës para mbjelljes./Bujqësiamoderne/