Kush ishte Harold Geneen – dhe pse diçka që ai tha dekada më parë për lidershipin ka më shumë rëndësi se kurrë?
Nëse ju nuk e dini përgjigjen, nuk jeni i vetëm. Por ju duhet ta dini. Ai ishte, sipas mendimit modest të këtij shkrimtari, një nga mendjet më të rëndësishme dhe më me ndikim në biznes dhe duket se askush nuk e mban më mend.
Pyetja iu bë edhe 25 drejtuesve aktualë të bizneseve. Ky nuk ishte sondazh shkencor, por rezultatet ishin të parashikueshme: askush nuk e dinte. Harold Geneen, në kulmin e karrierës ishte, president dhe CEO i Korporatës Ndërkombëtare të Telefonisë dhe Telegrafit (ITT) nga viti 1959 deri më 1977.
Gjatë asaj kohe, ai e rriti kompaninë nga një biznes i mesëm prej 765 milionë dollarësh në vitin 1961 (6.8 miliardë dollarë sot) në një gjigant global prej 17 miliardë dollarësh në vitin 1977 (80 miliardë dollarë sot). Por nën drejtimin e Geneen në vitet 1970, ITT u përfshi në skandale si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si dhe në trazira të tjera, që për z. Geneen ishin shumë të rënda. Ai mori drejtimin e asaj që ishte thjesht një prodhues i pajisjeve telefonike dhe, nëpërmjet blerjeve pa pushim, e zgjeroi ITT në fusha të tilla si sigurimet (The Hartford), hotelet (Sheraton) dhe të tjerë. Ai ndërtoi konglomeratin modern.
Modeli i një lideri modern
Ndërsa lidershipi – karakteristikat dhe aftësitë e drejtuesve – po zhvilloheshin shpejt në Amerikën e pasluftës të viteve 1950 dhe më tej, kishte diçka të veçantë te z. Geneen, kryesisht në pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e lidershipit. “Lidershipi, tha ai, nuk mund të mësohet. Duhet të jesh i shkathët ta mësosh” Çfarë mendimi i guximshëm! Edhe sa drejtues të tjerë të niveleve të lartë janë mjaftueshëm të guximshëm dhe të sigurt për të identifikuar talentin, ndonëse endea i paprovuar, (b) e lidhin atë talent me një sfidë, dhe pastaj (c) t’i hapin rrugën, të tërhiqen, dhe ta lënë liderin e ardhshëm, para së gjithash, të mësojë duke bërë edhe gabime?
Zanafilla e idesë
Harold Geneen nuk u shfaq në punë një ditë si CEO i ITT dhe pastaj i la të fillojnë të gjithë të mësojnë të sillen si të ishin liderë. Nga viti 1956 deri në 1959, ai ishte Zv.president i Raytheon, ku mori mbështetje të madhe, për praktikën që ndoqi, që deri atëherë nuk e kishte bërë asnjë, por pa lënë pas dore, duke ndjekur me përgjegjësi të rreptë, çështjet financiare të kompanisë dhe anasjelltas. Dhe nga lindi kjo? Çuditërisht, duke pasur parasysh suksesin e tij të pamohueshëm te Raytheon dhe ITT, Geneen ishte pushuar nga punëdhënësi i tij i mëparshëm për atë që perceptohej si menaxhim i pamatur. Qesharake, apo jo? Ajo që është liri për disa shihej kaos për të tjerët.
Duke parë atë që shumë pak e shohin
Madhështia e deklaratës së Geneen – dhe ideja prapa saj – është se, megjithëse është aq e vërtetë sa çdo gjë e prekshme që mund të shihet, mbahet dhe matet, është gjithashtu një e vërtetë abstrakte dhe konceptuale, e cila nuk mund të shihet, por mund, nëse jemi të gatshëm, ta realizojmë. Albert Ajnshtajni “pa” Relativitetin; Sigmund Freud “pa” Egon; paraardhësit e mëparshëm “panë” Kohën. Asnjë nga këto gjëra nuk mund të shihen, por ato janë aq reale sa gjithçka tjetër që shohim.
Njëherë pas ne sa kohë, vjen një mendimtar me të vërtetë origjinal dhe bën diçka të tillë. Në rastet e Ajnshtajnit ose Frojdit, ata me të vërtetë nuk kishin pse të shisnin ose provonin idetë e tyre para askujt. Ata që ranë dakord me ta, ranë dakord; ata që nuk ranë… edhe? Në rastin e Geneen, njerëzit te punëdhënësi i mëparshëm nuk e shihnin atë si një lider vizionar. Ata humbën. Në Raytheon dhe ITT, historia ishte pak më ndryshe.
Dhe pjesa tjetër, siç thonë ata…. / *Eli Amdur, Forbes