Kosova i ka kërkuar edhe një herë Gjermanisë që ta mbështesë atë në procesin e liberalizimit të vizave.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), raporton KTV.
Ai ka thënë se deputetët ia kanë rikonfirmuar mbështetjen e Bundestagut për Kosovën.
Deputeti Peter Bauer, ka theksuar se Bundestagu Gjermanë është kundër shkëmbimit të territorit.
“Kemi biseduar edhe për dialogun të cilin do ta mbështesim e po ashtu diskutuam edhe për çështjen e lëvizjes së kufijve, e për të cilën ne jemi kundër”, ka thënë Bauer.
Edhe Shcmidt ka theksuar se kushdo që mendon se një ide e tillë mund të jetësohet e ka gabim pasi sipas tij shkëmbimi i territoreve do të krijonte probleme edhe më të mëdha në rajon.
Bauer ka thënë se jemi të pajtimit që dialogu të vazhdojë.
Ndërkaq Schmidt tha se më e mira e së mirës do të ishte të krijohet një zhvillim ekonomik në mënyrë që rinia dhe qytetarët të kenë vende pune.