Të hyrat e gjigantit italian të veturave sportive, Ferrari, në tre muajt e parë të këtij viti janë një miliard euro, që i bie se janë rritur për tetë për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.
Fitimi neto i kompanisë ikonike po ashtu ka kaluar parashikimet për 19 për qind. Fitimi është 376 milionë euro, ndërkohë që parashikohej 369 milionë.
Por shqetësuese shihet shtyrja e synimeve financiare për vitin 2002 dhe në këtë ka ndikuar pandemia.
“Hapat e matur që kemi ndërmarrë në vitin 2020 do të vazhdojnë edhe më 2021 për të rregulluar shpenzimet tona si përgjigje ndaj Covid-19, kështu që ne do të shtyjmë arritjen e synimeve tona për 2022, për një vit”, tha presidenti John Elkann, në prezantimin e rezultateve të kompanisë për tremujorin e parë.
Aksionet e Ferrarit kanë rënë për 6.8 për qind pas këtij informacioni.