Shefi i Grupit Parlamentar ti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të falen gjobat e shqiptuara ndaj bizneseve për shkeljen e masave anti-Covid.
Këtë kërkesë Tahiri e bëri në seancën plenare të Kuvendit e cila është duke u mbajtur sot.
“Kërkojmë prej grupeve parlamentare që të bëhet një rezultat i përbashkët që t’iu falën gjobat bizneseve të cilat janë gjobitur gjatë pandemisë COVID-19. Kërkojmë prej juve që të bëjmë sa më shpejtë këtë veprim. Kërkojmë nga AUV që të mos bëjnë presion tek bizneset”, tha ai.