Shqyrtimi i masave anti-Covid, komunat thonë se s’janë kontaktuar fare

Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot masat e përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin e masave anti-Covid. Por, për këto masa s’janë informuar fare Asociacioni i Komunave të Kosovës, raporton Express.

Kryetari i AKK’së, Sazan Ibrahimi, i ka thënë Gazetës Exrpess, se s’janë kontaktuar fare për këto masa.

Madje, lajmin se sot do të ketë shqyrtim të masave, ka thënë se e ka marrë vesh nga mediat.

Reklama e sponzorizuar

“Përkundër që jemi dakordu me Ministrin Vitia që sa herë të ketë shqyrtim të masave të dakordohemi paraprakisht, për sot s’jemi kontaktuar fare. Lajmin e kemi marrë vesh nga mediat”, ka thënë Ibrahimi për Express.

Ndyrshe, Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtojë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kjo është një prej pikave që figuron te rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Qeverisë, dokument ky i publikuar në media.

“Shqyrtim i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/07  të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në pikën 2 të rendit të ditës.

Mbledhja e Qeverisë ka nisur në orën 15:00.