Pyesni disa njerëz dhe do të gjeni dikë me një tregim për një shef të tmerrshëm. Shumë ndërmarrës zgjedhin të nisin bizneset e tyre në mënyrë specifike sepse kanë përjetuar një shef i cili nuk ka qenë një udhëheqës efikas.
SI një udhëheqës i biznesit, kënaqësia e punonjësve mund të ndikojë thellësisht biznesin tuaj. Merr shumë burime, kohë dhe para për të punësuar njerëz të rinj. Një përqindje e lartë e ndryshimit të stafit do të ndikojë negativisht në përfitimet tuaja.
Si një ndërmarrës, ju do të përfitoni shumë nëse synoni të bëheni menaxheri më i mirë dhe më inspirues që mund të jeni. Pak përpjekje do të kenë efekt të madh në përrmirësimin e performancës së përgjithshme të biznesit tuaj.
Këtu janë katër këshilla që të bëheni shefi të cilin secili e admiron dhe e respekton.
Fuqizoni të tjerët
Disa menaxherë dëshirojnë të kontrollojnë të gjitha aspektet se si punonjësit bëjnë punët e tyre. Fatkeqësisht, kjo dinamikë shpesh krijon konflikte. Askush nuk e dëshiron një shef i cili ndjen nevojën për të mbikëqyrur dhe miratuar çdo hap të çdo projekti.
Shefët efikasë ndajnë përgjegjësitë me ekipet e tyre. Ngarkoni detyrat dhe dini se kur të lini dikë të udhëheqë një projekt. Në vend se të kërkoni kontroll, fuqizoni të tjerët të rrisin dhe të përmbushin më shumë. Mbështetni dhe inkurajoni anëtarët e ekipit që të ndjekin mësimin e vazhdueshëm. Trajnimi shtesë do i ndihmojë punonjësit të zgjerojnë diturinë e tyre dhe do i ndihmojë ata të jenë më efikasë, më profesionalë dhe më produktivë.
Bëhuni pozitivë dhe entuziastë
Disa nga shefat më të mirë janë ata të cilët janë entuziastë dhe kanë vetëbesim në bizneset e tyre, karrierat dhe punën.
Ju vendosni tonin për ata të cilët punojnë për ju. Nëse vazhdimisht keni një qëndrim negativ ose nuk keni interes në punën tuaj, prisni që punonjësit tuaj të ndjekin shembullin tuaj.
Është e natyrshme të keni ditë të këqija, mirëpo, provoni të tregoni mirënjohje për ekipin tuaj çdo ditë. Njihni punën e tyre të rëndë dhe sukseset që tashmë kane arritur. Ju do të befasoheni se si një buzëqeshje ose një kompliment mund të transformojë vendin e punës.
Kërkoni dhe ofroni informacione
Një menaxher i cili asnjëherë nuk ndan informacione për kompaninë në fund humbet besimin dhe respektin. Edhe pse disa informacione nuk duhet t’i dinë punonjësit, tregohuni të hapur sa herë që është e mundur. Sinqeriteti juaj do i mbajë punonjësit të informuar, dhe në disa raste, të ndihen më të sigurt në punën e tyre.
Rregullisht bëjuni punonjësve pyetje për punën e tyre. Kuptoni se me çfarë sfida përballen çdo dittë. Kërkoni reagime për proceset dhe procedurat e biznesit tuaj. Lejoni secilin të ndajë ide për përmirësimin e vendit të punës.
Ofroni më shumë reagime pozitive se sa negative kur vlerësoni performancën e një punonjësi. Tregojuni atyre se çfarë kanë bërë mirë dhe ofrojuni ide se si mund të jenë më produktivë në punën e tyre. Kritikat konstruktive, kur jepen në mënyrë efikase i ndihmojnë punonjësit të rriten.
Krijoni besim përmes marrëdhënieve
Shumë shefa nuk investojnë kohë në marrëdhënie profesionale me punonjësit e tyre. Anëtarët e ekipit trajtohen më shumë si burime se sa si kolegë. Pakënaqësitë në punë rriten kur nuk tregoni respekt për stafin tuaj.
Edhe pse nuk keni pse të bëheni shokë të afërt me secilin që e punësoni, është e rëndësishme të krijoni marrëdhënie. Nëse punonjësit iu besojnë, ata kanë më shumë gjasa të bëjnë më të mirën e tyre. Merrni kohën për të ndihmuar anëtarët e ekipit të kuptojnë forcat dhe dobësitë e tyre që të zhvillojnë strategji për të takuar kërkesat e ambientit të tyre.