30 rekomandime para se të filloni një biznes

Business people talking in meeting

Shumica e njerëzve mendojnë për fillimin e një biznesi, por cilado qoftë arsyeja, nuk është e thënë të bëhet realitet. Nëse jeni një sipërmarrës në prag për të filluar një biznes, ne ju rekomandojmë që t’i bëni hapin e parë.

1: Puno në gjërat të cilat kanë rëndësi për ju

Kur ju vetë e zotëroni biznesin tuaj, keni lirinë për të punuar në projekte të cilat kanë rëndësi në jetën tuaj, shpjegon Sarah O’ Toole, e cila është pronare e “Dieta Sezonale”, një biznes që ndihmon njerëzit për t’u ushqyer shëndetshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Të qenit një sipërmarrës nënkupton se unë duhet të punoj në gjërat që më entuziazmojnë më shume”, shpjegon ajo. “Unë nuk ndalem së bëri biznes në punët apo detyrat që askush tjetër nuk dëshiron t’i bëjë”.

2: Të marrësh një edukim personal

Nisja e një biznesi vjen me shumë mësime gjatë rrugës.

Për Jeremia Boehner, një sipërmarrës dhe drejtor shitjesh në MyLikes, kompani që merret me platforma marketingu, shpjegon se mësimet më të rëndësishme janë ato që ju mësojnë rreth vetes. “Si një sipërmarrës ju duhet të kuptoni se çfarë lloj pune ju kënaq dhe si kjo mund të bëjë ndryshimin në komunitetin tuaj”, thotë ai.

3: Bëj më shumë para

Si një i punësuar, ka kufizime se sa para do të fitoni. Këto ju janë përcaktuar nga një kufi në librin e financave, shprehet Mattew Reischer, themelues i faqes on-line Lawyer Reviews, një faqe që mirëpret komentet mbi avokatët në të gjithë vendin.

“Një sipërmarrës i cili fillon biznesin e tij mund të çlirohet nga perspektiva e fitimeve dhe dividendit, duke ripërcaktuar vlerat që ai sjell në treg”, shprehet ai.

4: Siguria në punë

Ndërsa disa njerëz mund të argumentojnë se të punuarit në një punë 9 me 5 ka më shumë siguri sesa fillimi i një biznesi personal.
Diversifikimi i të ardhurave tuaja me klient të ndryshëm është një lëvizje e zgjuar, shprehet Nick Loper, pronar i Side Hustle Nation, një kompani e cila ndihmon njerëzit të fitojnë para jashtë ditës së tyre të punës.

“A është fillimi i biznesit tuaj një risk i vërtetë krahasuar me burimet e të ardhurave, që ju siguron dikush tjetër për jetesën tuaj ?” pyet ai.

5: Orari fleksibil

A dëshironi të shkoni në një lojë futbolli pasdite? A ka fëmija juaj takim me mjekun në mëngjes?

Nëse ju filloni biznesin tuaj, do ju duhet fleksibilitet për të bërë të gjitha këto gjëra. Për Will von Bernuth, bashkëthemelues i Block Island Organics, biznes familjar për kujdesin e personal, fleksibiliteti në orar e lejon atë të ndihmojë prindërit e tij.

Ata sa vijnë dhe bëhen më të moshuar, jetojnë larg, dhe një prej tyre ka filluar të ketë vështirësi në frymëmarrje. “Të pasurit mundësi për të punuar nga çdo vend që dëshirojmë, sipas orareve të mia është një benefit i madh”, shprehet ai.

6: Të fitosh nga benefiti i taksave

Ka disa stimuj monetarë për të filluar një biznes gjithashtu, shprehet Fernando Campos, bashkëthemelues i Topwick, i cili ofron çmime të disa markave prestigjioze.

Ka disa stimuj të taksave që ju nuk mund të përfitoni pa pasur një biznes, shprehet ai. Si një pronar, ju mund të fshini faturat e udhëtimit, ushqimit dhe të telefonit.

7: Plotësoni një boshllëk në komunitet

Duke ju ofruar një shërbim apo produkt që mungon në zonën tuaj është një arsye madhore për të filluar një biznes.

Drew Phillips, pronar i Angry Beaver, shprehet: “Unë, gruaja ime dhe dy miqtë e mi vendosën të hapnim një lokal të ri pa dallim gjinie, feje, apo kulture, për të mbushur boshllëkun e lokaleve në këtë zonë”.

8: Çdo ditë sjell sfida të reja

Nëse jeni të lodhur nga rutina e përditshme që shpesh vjen me një punë, fillimi i një biznesi ju jep mundësi të çliroheni, shprehet Sean Dudayev, themelues i Insure Chance, një agjenci e pavarur interneti për sigurimin e jetës. “Me fillimin e biznesit tuaj, nuk do të ndjeheni kurrë i vjetër, ka gjithmonë sfida të reja për t’u përballur, dhe ju kurrë nuk do të ndaleni për të mësuar”, shprehet ai.

9: Rrethojeni veten tuaj me njerëz të mirë

Nisja e një biznesi do të thotë që ju të merrni iniciativën për të zgjedhur njerëzit që punojnë në të, si një arsye e mirë për të filluar një biznes, shprehet Jeremy Durant, bashkë-themelues i Bop Design, një agjenci marketingu.

“Ju keni kontroll të plotë jo vetëm mbi punonjësit dhe shitësit, por më e rëndësishmja dhe tek klientët. Ju mund të punësoni njerëzit ose t’i pushoni në bazë të udhëzimeve tuaja dhe të punoni vetëm me njerëz të cilët kanë përshtatje të mirë të personalitetit”, shprehet ai.

10: Fitoni cilësinë e jetës që ju dëshironi

Një nga arsyet më të mëdha që Andrew Bliss, themeluesi The Adventorous Mailbox, dëshironte të fillonte biznesin e tij, ishte liria gjeografike që shoqëronte atë. “Nëse ju dëshironi të jetoni jashtë vendit ose edhe në ndonjë rajon të ri, kjo është plotësisht e mundur nëse ju keni kompaninë tuaj”, shprehet ai.

Fillimi i një kompanie nuk do të jetë vetëm në lidhje me realizimin e të ardhurave, por të fillosh të plotësosh jetesën që t’i parashikon për veten tënde, kudo që mund të ndodhet.

11. Të nisësh një karrierë në një fushë krejtësisht të ndryshme

Nëse ju jeni gati për një ndryshim me 180 gradë në ndryshimin e karrierës suaj, ju mund ta bëni atë realitet duke filluar një biznes tuajin.

Shelley Hunter lëvizi nga pozicioni i analistes së të dhënave në pozicionin e zëdhënëses GiftCards.com, një faqe interneti e cila filloi me një emër tjetër dhe pati sukses në shitje. Ajo vazhdon të mbetet zëdhënësja e saj.

“Ishte një largim radikal nga ajo çfarë unë isha duke bërë, por duke marrë këtë hap madh në një karrierë të suksesshme dhe fleksibilitetin për të punuar nga shtëpia, për të qenë sa më afër me fëmijët e mi”, shprehet ajo.

12: Mos punoni as edhe një ditë në jetën tuaj

Nëse jeni të pasionuar pas një biznesi, nuk do ju kërkojë më 20 minuta kohë për t’i mbushur mëndje vetes të shkoni në punë, shprehet Michael Lazar, pronar i TrueShip, një kompani programimi për anije. “Duaje atë që bëni dhe bëni atë që ju dëshironi”, thotë ai. “Nëse ju bëni këtë, ju nuk do të punoni as edhe një ditë në jetën tuaj”.

13: Zbuloni kreativitetin tuaj të fshehur

Kur punonjësi i klinikës sociale Karen Koenig filloi praktikën e saj.

Ajo kuptoi se kishte fusha të pa eksploruara të kreativitetit të saj. Kjo cilësi e inkurajoi atë për të zgjeruar rolin e saj, si psikoterapiste dhe duke filluar të drejtojë personat që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit. “Të punuarit për të tjerët më kufizonte kreativitetin tim, duke punuar për veten, nuk kam më limite”, shprehet ajo.

14: Burimet për start up janë të shumta

Kyle Ems, themelues i SeniorCareBox, një kompani webi që ndihmon konsumatorët për të dërguar paketa të kujdesit për klientët thotë se nuk ka mungesë për ndihmë në dispozicion për sipërmarrësit e rinj. “Sasia e burimeve të lira ose të përballueshme në dispozicion nga interneti kurrë nuk ka qenë më i madh”, thotë ai.

15: Kthejeni vizionin tuaj në realitet

A keni një ide të madhe për të bërë biznes? Duke e kthyer këtë ide në një biznes të vërtetë është mjaft e dobishme, shprehet Nabeel Mushtaq, bashkëthemeluesi i

AskorTask, një kompani kanadeze që lidh përdoruesit me njëri tjetrin për të krijuar vende pune.

“Nëse besoni në modelin e biznesit tuaj, dhe është diçka që bota ka nevojë, nisja e një biznesi është një mënyrë efektive për të arritur vizionin tuaj”, shprehet ai.

16: Bëhuni shefi që ju dëshironi

Ne të gjithëve na ka rastisur të kemi pasur një apo dy shefa të tmerrshëm, por duke qenë pronar i biznesit tuaj ju lejon të jeni shefi që dëshironi të punoni. Nima Noori, themelues i Toronto Vaporizer, një kompani webi bën çdo gjë që punonjësit e saj të jenë të lumtur.

17: Kapërceni papunësinë

Shumë njerëz nisin një biznes, pas humbjes së një pune. Ky ishte rasti për Felena Hanson, e cila themeloi Hera Hub një hapësirë pune e dizajnuar rreth sipërmarrësve të reja, pasi ajo u pushua nga puna.

“Unë fillova sipërmarrjen time gjatë vitit 2003, në kohën që rashë viktimë e pushimit nga puna gjatë një periudhe 6 vjeçare. Unë kam filluar biznesin tim dhe nuk shikoj pas që nga ajo ditë “, shprehet ajo.

18: Krijo një pasuri të qëndrueshme

Nëse keni krijuar apo rritur një biznes, ju gjithmonë do të keni mundësi për të bërë të ardhura gjatë rrugës, shprehet Natasha Courtenay –Smith , e cila është këshilltare e një biznesi. “Njësoj si të kemi blerë një shtëpi, nëse biznesi fillon të ndërtohet dhe rritet saktë, bëhet një aset që ka një vlerë. Dhe ashtu si çdo pasuri tjetër (si shtëpia juaj ose një pjesë e artit), ajo mund të shitet”, shprehet ajo.

19: Bashkoju valës së të ardhmes

Neil Jackobs, një psikolog biznesmen dhe kurator në galerinë e artit ‘Road Gallery’, beson që fillimet janë e ardhmja e biznesit. “Duhet të pyesni një të sapo diplomuar sot dhe ata janë më shumë të prirur të shprehen sesi të punojnë për veten e tyre, si të fillojnë një biznes, si të jenë sipërmarrës mjaft të suksesshëm, si dhe duke punuar rreth 14 orë në ditë” shprehet ai.

20: Shpenzo sa më tepër kohë me fëmijët tuaj

Të punosh në një punë normale me të vërtetë të merr shumë kohë. Koha shtesë e tetë orëshit zyrtar është e limituar. Kjo është arsyeja se pse Marc Anderson ofron leksione në anglisht nëpërmjet internetit on-line. “Gruaja ime dëshiron që të kalojmë sa më shumë kohë pranë dy djemve tanë” shprehet ai. “Ne nuk duam të jemi të lidhur me një punë me orare të zgjatura, kështu mund të jemi në gjendje të qëndrojmë pranë fëmijëve tanë për disa orë në ditë”.

21: Të krijosh një trashëgimi

Nisja e biznesit tuaj do të thotë që do kaloni edhe vështirësi, shprehet Billy Bauer, pronar i një kompanie që shet pajisje lëkure të punuara me dorë. “Nëse ju jeni një mjek, shofer autobusi, apo hidraulik është e vështirë të imagjinohet t’i kaloni karrierën tuaj të dashurve tuaj. Por nëse keni një biznes tuajin është diçka që mund të kalojë tek brezi i ardhshëm”.

22: Ndani aftësitë tuaja me të tjerët

Lisa Hennessy filloi të punojë në një dyqan kafshësh, pasi dëshironte të ndante dashurinë e saj për qentë me të tjerët. “Unë gëzohem pa masë kur i jap vaktin e ushqimit qenve, si dhe më pëlqen të dëgjoj të njëjtën histori edhe nga klient të tjerë”, shprehet ajo.

23: Delegoni përgjegjësitë që nuk ju pëlqejnë

Duke qenë pronar i një biznesi, ju keni fuqinë për t’u përqendruar në aspektet e biznesit që ju dëshironi. “Ju mund të delegoni detyrat tek të tjerët”, shprehet Diane Villavieja, një sipërmarrës dhe konsulent për kompaninë Nomad Financial.

“Kontabiliteti dhe planifikimi financiar ndoshta janë detyrat më të zakonshme dhe pa interes, të cila mund të injorohet nga pronari, por që mund të ketë një efekt të thellë në suksesin e një biznesi”, shprehet ajo. “Duke deleguar këto detyra për ekspertë, mund t’ju ndihmojnë të krijoni një plan rritje sa më të madh, duke u përqendruar në pikat tuaja më të forta”

24: Interneti ofron më shumë mundësi shitje

Për të drejtuar një biznes ju keni mundësi të panumërta për të shitur produkte nga më të ndryshmet. “Interneti ofron një platformë universale të biznesit për të cilat nuk zbaton kërkesat tradicionale të modës së vjetër, vendndodhjen, të punësuarit, dhe reklamat,” shprehet ajo.

25: Përmbushja personale

Asgjë nuk ofron llojin e përmbushjes personale që mund të marrim nga zotërimi i një biznesi, shprehet Chistopher Rihter, themeluesi i One Men Dream, një vend që ndihmon njerëzit për të arritur objektivat e tyre në jetë. “Ndërsa njerëzit vendosin për të përdorur talentet e tyre në fillimin e një biznesi, ata shpesh gjejnë përmbushjen personale, sepse aftësitë e tyre tashmë shërbejnë për një qëllim”, shprehet ai.

26: Ndërtimi i shumëllojshmërisë së aftësive

Aftësitë që ju përfitoni nga detyrat dhe aktivitet e ndryshme nën drejtimin e biznesit janë të shumta, shprehet Brandon Kelly, themeluesi i firmës dizajn NYCVanity.

“Kjo ju lejon për të ushtruar dhe të përsosni të gjithë talentin tuaj. Kur ju punoni për njerëzit e tjerë kontributet tuaja janë të kufizuara zakonisht, të kufizuar në një apo disa aftësi të ndryshme,”,shprehet ajo.

27: Dikush tjetër mund të përfitojë nga ideja juaj

Në qoftë se ju jeni duke planifikuar një ide biznesi, dikush tjetër mund t’jua marrë idenë përpara se ju ta bëni realitet. Kjo është arsyeja pse Karen Tsoi, themeluesi i nisjes Fashion Pastel Dress filloi biznesin e saj. “Unë pashë prapa dhe më vjen keq që nuk përfitova nga rasti në kohën e duhur,” thotë ajo.

28: Krijoni atmosferën që ju dëshironi

Jo të gjithë punojnë në një ambient komod zyre. Çdo njeri është i ndryshueshëm dhe në fillimin e një biznesi të tij është komod në përcaktimin e hapësirave dhe atmosferës që krijon, shprehet Thea Orozco, pronare e kompanisë Introvertology.

29: Bëhuni ylli që dëshironi

Shumica prej jush nuk do të bëhen aktorë apo sportistë të famshëm, por krijimi i një biznesi personal ju jep kënaqësinë e tillë, shprehet Lee Silber. “Fillimi i një biznesi është si të bëhesh i famshëm përballë familjes dhe shokëve që ju rrethojnë, duke ju bërë të veçantë”, shprehet ai.

30: Përvetësoni vendimet tuaja

Sa herë shefi juaj ka marr vendimet për të cilat ju keni kundërshtuar? “Aktiviteti i biznesit tuaj do të thotë që tashmë i merrni ju vendimet. Pavarësisht nëse janë të mira ose jo, mbeten zgjedhjet tuaja”, shprehet Ben Guez, themeluesi i Ophis, një kompani në fushën e cigareve elektronike.

“Të qenit një biznesmen do të thotë të marrësh vendimet e tua, nëse dështon mbetet tek ju, por nëse ja del është për shkakun tënd”, shprehet ai.