Federata Sindikale e Punëtorëve të PTK-së ka kërkuar që të mos vazhdohet kontrata me Z-Mobile.
Në rast se ndodh një gjë e tillë kanë paralajmëruar se punëtorët do të bojkotojnë çdo aktivitet në punë që ka lidhje më këtë kontratë, transmeton Koha Ditore.
Kjo Sindikatë tregon se më 30 korrik 2019 skadon kontrata tejet e dëmshme për Telekomin e Kosovës, e lidhur me Z-Mobile vite më parë.
– Rrjeti dhe puna jonë, ndërsa tërë fitimi i Z-Mobile;
– Ngarkesat në rrjet dhe degradimi i shërbimeve tona për shkak të shërbimeve jo-konkurruese të Z-Mobile;
– Rreth 110 milion € humbje për këto vite nga Z-Mobile;
– Vazhdimi i kësaj kontrate është falimentim për Telekomin e Kosovës dhe humbje e vendeve të punës për punëtorët;
“Prandaj, ne, punëtorë të Telekomit të Kosovës, kërkojmë me çdo kusht që mos të vazhdohet kontrata korruptive ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile. Përndryshe, paralajmërojmë të gjithë se, bazuar në të drejtat tona sindikale të garantuara me ligj, do ta bojkotojmë çdo aktivitet në punë që ka lidhje më këtë kontratë”, thotë kjo sindikatë.