Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati si dhe ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari kanë mbajtur konferencë për medie.
Murati tha se presin një rritje ekonomike prej 7.9%, duke shtuar se ditëve në vazhdim do të dalin edhe me pakon për rimëkëmbje ekonomike, por që nuk dihet shifra.
“Ne kemi ripërshtatur shifrat duke bazuar të hyrat dhe kemi tejkalim të hyrave të planifikimit fillestar. Ne presim një rritje ekonomike prej 7.9% në terma nominal dhe do të jetë rritja më e madhe që ka parë vendi viteve të fundit”.
“Në raport ndihmat për bizneset janë paraparë dhe në përfundim do të dalim me pakon e rimëkëmbjes ekonomike”.
Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari tha se Ligji për tregtinë e produkteve të naftës ka pritur më shumë një dekadë, derisa përmendi edhe rëndësinë e tij.
Tutje ajo tha se qe dy muaj kanë njoftuar prokurorinë për nënshkrimin e jashtëligjshëm të udhëzimit administrativ, që ka të bëjë për markimin dhe kontrollimin e naftës.
Hajdari tha se synojnë në të ardhmen të jenë pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), raporton EO.
“Ligji për tregtinë e produkteve të naftës tha ka pritur një dekadë dhe është Ligj që ka marr punë derisa e rregulluam, është i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit dhe mjedisit”.
“Markimi i tregut të naftës nuk ka qenë me Ligj i paraparë dhe tutje ne kemi analizuar çështjen, dhe ne nuk kemi mund me anuluar klauzolën dhe në këtë rast kemi informuar prokurorinë për udhëzimin administrativ që është nënshkruar jashtëligjshëm nga zyrtarët e ministrisë sonë”.