Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka marr vendim të premten që kompania sigurimeve INSIG të shkojë në likudim.
Sipas burimeve të Telegrafi, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së theksuar të kapitalit.
“Bordi Ekzekutiv i BQK-së në mbledhjen e radhës, sot ka marrë vendim për dërgimin në likuidim të kompanisë së Sigurimeve INSIG”, tha burimi i Telegrafit.
Po ashtu Telegrafi ka mësuar se shkuarja në likudim e kësaj kompanie do të thotë se më nuk mund të operojë me këtë licencë.
Ndryshe, kompania e sigurimeve INSIG është krijuar më 1991 me kapital tërësisht shtetëror në Shqipëri , kurse në qershor të vitit 2016, INSIG është privatizuar 100% nga grupi Eurosig, derisa në Kosovë ka operuar si degë e kompanisë mëmë nga Shqipëria.