Të shihni emrin tuaj në biznes apo në produktet që ju vetë keni projektuar mund të jetë një burim i jashtëzakonshëm krenarie sidomos për një sipërmarrës me një sipërmarrje të re.
Por aq mirë sa mund të ndiheni emërtimi i kompanisë suaj në bazë të emrit tuaj është një vendim potencialisht i tmerrshëm.
Momenti që ju emërtoni kompaninë në varësi të emrit tuaj, ky emër bëhet një aset i korporatës i cili mund të çojë në të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve ligjore nëse hasni një kompani tjetër që kishte një ide të ngjashme apo nëse ju sillni investitorë.
Për sa i përket bizneseve të vogla, ky mund të jetë një gabim goxha i kushtueshëm madje edhe për themeluesit kjo mund të nënkuptojë humbjen e të drejtave të emrit krejtësisht.
Një zgjidhje e mirë është krijimi i një emri për kompaninë tuaj komplet i ndarë nga jeta juaj personale, thotë Susan Scafidi.
Së pari mendoni për klientin, një emër personal e bën një firmë të duket më personale apo familjare për klientët.
Kjo është diçka pozitive, por vetëm nëse ndjenja familjare është një atribut i rëndësishëm i markës, pasi në të kundërt mund të ulë pristshmëritë e një kompanie e cila dëshiron të bëjë biznes në shkallë globale dhe me një karakter më profesional.
Gjithashtu mendoni për kontekstin konkurrues. Çdo kompani duhet të krijojë diferencim të fortë dhe një emër i veçantë mund të ndihmojë në dallimin e një firme.
Shumica e kompanive në një sektor të industrisë ka prirjen të miratojnë një konventë të ngjashme emërimi.
Bankat tradicionalisht janë emëruar sipas themeluesve të tyre, zinxhirët e restoranteve priren drejt emrave përshkrues apo emocionues, startup-et përdorin fjalë të shpikura si emra etj.
Gazeta që gjeti një korrelacion midis emrave të firmës simbolike dhe performancës superiore tregon se nëse keni një emër të pazakontë, do të shihni një efekt edhe më të madh në përdorimin e tij për të emëruar firmën tuaj.
Ajo çka duhet të keni parasysh tjetër është jetëgjatësia. Një emër personal është zakonisht një faktor kufizues për pronësinë e ardhshme dhe opsionet e menaxhimit, ose të paktën një konfuzion.
Nëse themelues dëshiron të shesë biznesin e tij , të marrë një partner, apo qoftë edhe të heqë dorë nga menaxhimi ditor i firmës, emri i tij nëse është edhe emri i kompanisë ndikon në thirrjen e kompanisë midis blerësve potencialë, partnerëve dhe menaxherëve.
Në disa raste, emri i themeluesit është aq i respektuar sa që tërheq aktorët e ardhshëm, por më shpesh një emër kufizon se sa tërheq prandaj përpiquni të jeni të kujdesshëm me emrat që u vini sipërmarrjeve tuaja.