Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiun, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një njoftim në rrjetin social, facebook.
Nuhiu ishte në krye të kësaj detyre që nga viti 2011.