Banorët e fshatrave malore, si: Belinc, Rancë, Llanishtë, Dugë, Carralevë, Pjetershticë dhe Karaçic të Komunës së Shtimes gjatë muajve të fundit po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, që zgjasin edhe nga dhjetë orë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas banorëve, sa herë që përkeqësohet moti paraqiten defekte në rrjetin e energjisë, në të cilin nuk është investuar që nga paslufta.
Po ashtu banorët po ndihen të rrezikuar nga vjetërsia e shtyllave nga druri, që janë vendosur 30 vjet më parë.









