Këtë vit mërgimtarët u treguan më dorëlirë, kaq para dërguan për pesë muaj

Fotografi ilustruese

Shuma e parave që kanë dërguar mërgimtarët në pesë muajt e parë të këtij viti, ka shënuar rritje krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar, raporton Express.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani”.

Sipas Havollit, këtë vit diaspora ka dërguar 95 milionë euro më shumë.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë shifër, nuk përfshihen paratë që kanë shpenzuar ata gjatë pushimeve, por që thotë se pas përfshirjes së këtyre shpenzime, do të jetë një shifër e jashtëzakonshme.