Pas alarmit të dhënë nga autoritetet ushqimore të Bashkimit Europian për përmbajtje kancerogjene në disa lloje akulloresh ka reaguar edhe Autoriteti i Ushqimit në Shqipëri. Në një njoftim të bërë këtë të premte, AKU thotë se ka bërë tërheqjen nga tregu të 6 lloje akulloresh me përmbajtje të një substance të palejuar.
“Në vijim të njoftimit të ardhur nga sistemi Informimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë i BE për përmbajtje oksid etileni, substance e paautorizuar ne stabilizues lygom të përdorur për prodhimin e akullores, AKU në bashkëpunim me OBU-të të cilët kanë importuar, shpërndarë dhe tregtuar produktet në fjalë, mbi bazën e sistemit të gjurmueshmërisë, inspektimeve fizike tek subjektet importuese dhe tregtuese, është bërë e mundur tërheqja nga tregu e këtyre produkteve, sipas specifikimeve teknike (Nr. Loti, datë skadence dhe sasi) të evidentuara nga sistemi RASFF.
Llojet e akulloreve të evidentuara me problematikë dhe të bllokuara nga AKU, duke filluar që nga marrja e njoftimit datë 31.07.2021 janë: BTY XTRA Ice Bar; BTY Ice Bar; TWIX Ice Bar; TWIX XTRA; SNK XTRA Ice Bar; SNK Ice Bar, për të cilat do të vijohet me procesin e asgjësimit” – thuhet në njoftimin e AKU.