Faqja Mbrojtësit e Konsumatorit ka përpiluar disa informata që të gjithë udhëtarët duhet t’i dijnë kur marrin oferta nga kompanitë turistike.
Konsumatorët nuk duhet të pranojnë paketa turistike nëse nuk u janë bërë të qarta të gjitha detajet e udhëtimit.
Ligji Nr. 04/L-176 për Turizmin përcakton se çdo pako udhëtimi duhet të ketë së paku:
-Materialin reklamues i cili i ofrohet konsumatorit, në formë fizike apo elektronike ku përshkruhet programi i udhëtimit në mënyrë të kuptueshme dhe të saktë
-Çmimin, emrin dhe adresën e agjencisë turistike
-Vendin, datën dhe kohën e nisjes dhe kthimit të udhëtimit
-Destinacionin, periudhën e qëndrimit, në sa pjesë është i ndarë udhëtimi
-Mënyrën e udhëtimit, karakteristikat dhe kategoritë e llojit të transportit te përdorur
-Llojin e akomodimit, vendndodhjen, kategorinë ose shkallën e rehatisë
-Koha e ushqimit, itinerarin, informacione të përgjithshme mbi kërkesat për pasaporta dhe viza
-Formalitetet shëndetësore të nevojshme për udhëtim dhe qëndrim,
-Shumën monetare ose përqindjen e çmimit që duhet paguar në llogari, si dhe orarin për pagesën e bilancit.
-Gjithashtu në qoftë se numri minimal i personave është i nevojshëm për organizimin e paketës, dhe nëse po, te dihet dhe potencohet data e fundit për te informuar konsumatorin me rastin e anulimit, numër të telefonit të urgjencës dhe informata mbi polisën e sigurimit. Pa këto informata, pakot turistike s’mund të jenë të sigurta.