Dogana e Kosovës ka inkasuar deri tash 842 milionë euro ose mbi 32 për qind më shumë se në vitin 2020.
Përderisa Dogana parashikon që deri në fund të vitit t’i mbledhë 1.2 miliard.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se eksporti deri më tani ka arritur shifrën e 350 milionë eurove, derisa thotë që deri në fund të vitit presin që eksporti të arrijë në 700 milionë.
“Ky vit është një ndër vitet që ne kemi arritur rekordin e të hyrave, dhe është performanca e gjithëmbarshme e ekonomisë së Kosovës, për momentin që flasim ne jemi te 842 milionë euro të grumbulluara për buxhetin që nënkupton se në krahasim me vitin 2020 kemi rreth 32% më shumë, por viti 2020 ka qenë një vit pandemik dhe krahasimi nuk është aq real por edhe me vitin 2019 ne jemi 15% plus krahasim edhe me atë vit, pra të hyrat e doganës janë duke performuar shumë mirë”.
“Ne presim që të kalojmë 1.2 miliard euro të grumbulluara për buxhetin e Kosovës, por nuk mund ti dimë të gjitha të fshehtat që mund të vinë si rezultat i pandemisë”.“Jo vetëm eksporti, por edhe performanca e gjithë bilancit tregtar apo qarkullimit tregtar i cili ndodh në Kosovë është shpresëdhënëse për arsye se ne jemi duke parë rritje të madhe të eksportit dhe jemi duke parë edhe mbledhje të të hyrave dhe performancë të ekonomisë shumë më të mirë”.
“Eksporti deri tani ka arritur mbi 350 milionë euro dhe në krahasim me vitin e kaluar është një rritje enorme dhe deri në fund të viti presim që eksporti të arrijë rreth 700 milionë euro që është edhe rekord që është arritur ndonjëherë”.Mirëpo, sipas Stavilecit krahas saj ka shënuar rritje edhe importi i mallrave nga Serbia viteve të fundit.Tutje ai thotë se, Dogana sfidohet në luftimin dhe parandalimin e mallrave të kontrabanduara, raporton EO.
“Importi i mallrave nga Serbia nuk mund të themi që ka shënuar rritje por nëse krahasohet me periudhën me të cilin nuk kemi pasur import fare nga Serbia, tani ka import të mallrave nga Serbia”.
“Nuk mund të themi që kemi rritje të tentimeve për kontrabandim por kemi rritje të zbulimit të rasteve që të parandalojmë në shumë raste disa tentime për kontrbandim”.