Talibanët kanë paralajmëruar se grupi financiar amerikan ‘Western Union’ do të ketë mundësi të vazhdojë operacionet në Afganistan.
Me këtë krijohet mundësia e ardhjes së mjeteve financiare nga jashtë në këtë vend.
Zëdhënësi i Komisionit kulturor të talibanëve, Ahmadulah Mutaki, ka kumtuar sot këtë vendim.
Western Union i ka ndërprerë operacionet në Afganistan më 15 gusht, kur talibanët e morën pushtetin në Kabul, kryeqytetin afgan.
Lejimi i këtij shërbimi financiar do të përshëndetet posaçërisht nga afganët të cilët kanë të afërm jashtë vendit.
Qindra afganë për çdo ditë presin në radhë të gjata para bankave afgane për të tërhequr paratë e tyre. Është përkufizuar në 200 dollarë tërheqja për një javë nga bankat, ndërkohë që bankomatët nuk punojnë fare. /Buletini Ekonomik/