Përfundimi i transaksionit, duke përfshirë edhe miratimin e rregullores, parashikohet në tremujorin e katërt 2021.
Pas blerjes, shoqëria me seli në Japoni, do të vijojë të drejtojë biznesin e saj ekzistues dhe të ruajë markën, ndërkohë drejtuesit – presidenti dhe CEO i Paidy, Riku Sugie, dhe themeluesi dhe presidenti ekzekutiv i Paidy, Russel Cummer, do të ruajnë pozicionet e tyre.
Japonia është tregu i tretë më i madh i e-commerce në botë dhe kjo lëvizje është e rëndësishme për PayPal për të fituar më shumë pjesë tregu, si në vend, edhe në rajon, veçanërisht në fushën e ofrimit të shërbimeve me pagesa të mëvonshme, si alternativë e kartave të kreditit.
Prej kohësh, PayPal funksionon me kartat për pagesë – përdoruesit mund të përfshijnë detaje të kartave të tyre në PayPal dhe ta përdorin si një lloj portofoli dixhital për të menaxhuar mënyrën se si paguajnë gjërat online nëpërmjet saj. Por në fillimet e saj, PayPay ishte në vetvete një platformë pagesash, ku njerëzit mund të paguajnë brenda dhe jashtë llogarive të PayPal.
Në thelb, Paidy është një shërbim pagesash me dy anë, që vepron si një ndërmjetës mes konsumatorëve dhe tregtarëve në Japoni. Duke përdorur machine learning, përcakton aftësinë kredituese të një konsumatori në lidhje me një blerje të veçantë dhe më pas i nënshkruan ato transaksione në sekonda, duke garantuar pagesa për tregtarët. Më pas konsumatorët bëjnë një pagesë të mëvonshme në Paidy për ato produkte.
“Paidy është një pionier i zgjidhjeve buy now, pay later (bli tani, paguaj më vonë) të përshtatura për tregun japonez, i cili u rrit shumë shpejt duke u shndërruar në një shërbim lider, duke zhvilluar një platformë të konsiderueshme mes konsumatorëve dhe tregtarëve” – tha Peter Kenevan, zv.president, përgjegjës në Japoni për PayPal.
Paidy ka më shumë se 6 milionë përdorues të regjistruar. Synimi është integrimi i PayPal dhe portofolave të tjerë dixhitalë dhe QR me Paidy Link për të lidhur më tej tregtarët online dhe offline.